“Për sjelljen e qelizës më të rëndësishme në gjithë procesin zgjedhor, bordet zgjedhore, të cilat, për fat të keq, janë edhe dobësia jonë, ne në bashkëpunim me Inkluziva në momentin zbatojmë trajnim të njerëzve të cilët në periudhën e ardhshme do të bëjnë trajnime të bordeve zgjedhore. Por, jo si deri tani, në një sallë të madhe me 1000 njerëz me kohëzgjatje prej 45 min., dhe askush të mos kupton as të dëgjojë, por trajnimet do të bëhen në grupe prej 30 pjesëmarrës në një mënyrë të mirë dhe të organizuar… në atë trajnim do përfshihen persona nga organizatat e personave me aftësi të kufizuara, me qëllim që anëtarët e bordeve zgjedhore t’i kuptojnë nevojat e këtyre personave”, deklaroi Oliver Derkovski, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në promovimin e raportit të monitorimit “Referendum për të gjithë”, të shoqatës për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluziv e“Inkluziva”.
Vëzhguesit e “Inkluziva” gjatë referendumit ishin persona me aftësi të kufizuara, të cilët vëzhgonin se sa respektohen rregullat ligjore nga ana e KSHZ për këtë kategori të qytetarëve. Në terren, sipas raportit, kritikat më të mëdha iu drejtuan pikërisht Bordeve zgjedhore.
“Një nga vëzhguesit hollësisht përshkroi se si, për shkak të mos organizimit dhe prezencës së mjaftueshme të të gjithë anëtarëve, kanë ndodhur parregullsi më të mëdha. Në vendvotimin numër 1014/1 (Kumanovë) bexhet e të gjithë anëtarëve të BZ nuk ishin të dukshme. Një anëtar i Bordit Zgjedhor para kohe ka grisur 8 fletëvotime nga koçani, dhe i ka ndarë ashtu si kanë arritur votuesit, ka kontrolluar me UV llambë dhe ka spërkatur me spërkatës. Askush nuk ka reaguar”, deklaroi Bllagica Dimitrovska, kryetarja e Inkluziva, duke e paraqitur me demonstrim punën e Bordit Zgjedhor.
Kjo është vetëm një nga shumë shembujt e parregullsive zgjedhore gjatë Referendumit, të vërejtura nga vëzhguesit të cilët edhe vetë janë persona me aftësi të kufizuara. Pjesa më e madhe e parregullsive ka të bëjë me mungesën e qasjes deri te vendvotimet, shfrytëzimi i udhëzuesve (vizoreve) për nënshkrim, shablloni për votim të personave të verbër, informimi i pamjaftueshëm i votuesve me aftësi të kufizuara.
“Numri i personave me aftësi të kufizuara nuk është i vogël, është rreth 15% nga popullata, ndërsa mungesa e vullnetit politik për adresimin e problemeve të tyre specifike në masë të madhe kontribuojnë për jetësimin e asaj stigme, diskriminimin, stereotipet dhe paragjykimet” – pretendohet në raportet e Inkluziva.
Derkoski gjithashtu theksoi se për disa lëshime ndikon edhe mungesa e kuadrove në KSHZ, kështu që gjatë zgjedhjeve kërkohet ndihmë edhe nga institucionet tjera me kuadro profesionale.
Por, ndryshim pozitiv do të ishte nëse, siç paralajmëroi Derkoski, prej tani e tutje, seancat publike të KSHZ do të duhet të kenë përkthyes në gjuhën e shenjave.
Në promovim folën edhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët kanë qenë vëzhgues në Referendumin, duke i ndarë përvojat e tyre dhe duke drejtuar rekomandime deri te KSHZ si të merret me problemin e vazhdueshëm të personave me aftësi të kufizuar në realizimin e të drejtave të tyre votuese.
Inkluziva u falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen gjatë viteve nga organizatat e huaja dhe të vendit, të cilat e njohën problemin e këtij grupi qytetarësh. Gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 2017, Inkluziva mori pjesë me 10 vëzhgues në ekipin monitorues të Civilit.
Biljana Jordanovska (teksti, fotografia, montazhi)
Kamera: Dehran Muratov