Me qëllim t’i prezantojë qëndrimet e qytetareve dhe qytetarëve, Civili ka publikuar dy onlajn anketa për ngjarjet shoqërore – politike në vend. Pyetjet janë retorike, por megjithatë e pasqyrojnë qëndrimin e qytetarëve për çështje shumë të rëndësishme.
Në pyetjen nëse institucionet me sukses merren me gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme në rrjetet sociale dhe mediat, deri në këtë moment janë përgjigjur 72 qytetarë. Vetëm tre janë përgjigjur pozitivisht.
Në pyetjen nëse qytetarët vlerësojnë se personat nën hetime ose të akuzuar për krime të rënda duhet ta përfaqësojnë Maqedoninë në institucionet evropiane dhe botërore, siç janë NATO, BE, KB…, deri tani janë përgjigjur 193 qytetarë. Nga ata 7 persona vlerësojnë se nuk kanë problem.