“Korrupsioni në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka lëshuar rrënjë aq thellë në shoqërinë sa që nuk mund të merremi me atë. Posaçërisht sepse është e qartë se ata që janë në pushtet nuk kanë vendosmëri të mjaftueshme për tejkalimin e një sistemi të tillë i cili ishte i vendosur qysh në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa vazhdoi edhe në vitet 2000. Nuk ka vendosmëri të hiqet nga faqja e tokës një sistem korruptues, por bëhen vetëm ndryshime kozmetike. Ky është realiteti i ashpër i cili na jep hapësirë të dyshojmë se të gjitha trendët dhe proceset negative që i shohim në shoqëri janë në fakt ose qëllimisht të toleruara, madje edhe të gjeneruara në qendrat e fuqisë”, deklaroi Xhabir Deralla në konferencën #Perspektiva 2019 në organizim të Civilit.
Në konferencën #Perspektiva2019 me fjalime u prezantuan Ambasadori gjerman Tomas Gerberih, ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, prof. Mirjana Najçevska, Xhevdet Hajredini ( ministër i mëparshëm për financa), Aleksandar Kërzhallovski (MCMS), Mersiha Smailloviq (Legis), Koço Andonovski ( Qendra për mbështetjen e LGBTI+) dhe Faton Aliti. Nga Civili u paraqitën me fjalime Biljana Jordanovska, Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla.
Teksti dhe montazhi: Biljana Jordanovska