CIVIL – Qendra për Liri mbledh paraqitje (aplikime) për vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtë të procesit zgjedhor. Përparësi kanë ata që veç më kanë qenë vëzhgues për organizatën në proceset paraprake zgjedhore, si dhe ata që i kanë vizituar seminaret për gazetari qytetare. Megjithatë, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë aplikim, ndërsa komisioni i posaçëm do ta bëjë përzgjedhjen përfundimtare. Një nga rregullat është se nuk mund të jeni vëzhgues për dy organizata njëkohësisht. Aktivistë partiakë nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje.
Organizata është e njohur për publikimin e qëndrimeve dhe fakteve për realitetin pa kalkulim dhe censurë dhe luftën pa kompromis për të drejtat dhe liritë e njeriut.
CIVILi mbetet i hapur për pjesëmarrje të të gjithë qytetare/ëve me mundësinë të paraqesin raste të shkeljes së të drejtave të njeriut, si dhe parregullsi zgjedhore, ryshfet, presione, kërcënime, gjuhë të urrejtjes dhe dhunë. Njëkohësisht, hapen edhe pozita të reja në më tepër komuna në vend.
Në fokusin e veçantë të monitorimit të Civilit në periudhën e ardhshme do të jetë financimi politik, korrupsioni dhe tendencat ekstremiste në vend.
Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetaret për shoqëri të lirë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Në mars dhe në prill do të mbahen edhe disa seminare për trajnim dhe punëtori me aplikantët e suksesshëm për angazhman në projektet dhe monitorimin.
Të gjitha përmbajtjet e nënshkruara me Ekipi i Civilit për komunikim me opinionin mund të merren për publikim. Fotografia si shtesë e tekstit: nga aktivitetet e Civilit në terren në vitin 2016 ( Projekti “Përpara!” për monitorimin e proceseve zgjedhore.
*
Në kumtesën e Civilit ka edhe shtesë në të cilën organizata u bën thirrje të gjithë qytetare/ëve të interesuar të mbeten në kontakt dhe të marrin pjesë në projektet.
Qëndroni në kontakt me Civilin
Pëlqeni Fejsbuk faqen CIVIL.MK që t’i ndiqni aktivitetet e organizatës dhe produksionin e platformës mediatike të Civilit në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Që të informoheni më tepër për platformën mediatike të Civilit, klikoni KËTU ( pasqyrë ku gjenden të gjitha vegëzat e të gjitha ueb faqeve të organizatës).
Për të interesuarit për tema të veçanta, mund t’i pëlqejnë edhe faqet tematike në Fejsbuk:
Drejtësi sociale dhe të drejtat e punëtorëve: DREJTËSI SOCIALE TANI!
Ekologji, drejtësi sociale dhe antinacionalizëm: GREEN CIVIL
Gazetari qytetare, transparencë dhe përgjegjësi: CITIZEN JOURNALISTS MACEDONIA
Çdo gjë që publikon Civili për proceset zgjedhore: ZGJEDHJE TË LIRA
Fejsbuk faqen e www.drejt.mk në gjuhë shqipe: DREJT. MK
Për më tepër informata, na shkruani në [email protected] ose paraqituni në 02/5209176. Orari i punës i Civilit është 9-17, çdo ditë pune.