Nga Ministria e financave informojnë se për uljen harxhimeve për tregti dhe rritje të efikasitet të transportit, ministria në emër të Qeverisë do të bëjë marrëveshje për borxh me Bankën Botërore në shumë prej 26.2 milionë euro.
Marrëveshja do të firmoset pas miratimit të Ligjit për huamarrje nga Banka Botërore, për Rinovim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për borxh për financimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, e cila marrëveshje veç më është në procedurë kuvendare.
“Kushtet për borxh janë jashtëzakonisht të favorshme. Projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor është i karakterit rajonal dhe në fazë fillestare. Përveç vendit tonë, do t’i përfshijë edhe Serbinë dhe Shqipërinë, ndërsa më tej do të kyçen edhe Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Qëllimi kryesor i Projektit është promovimi i integrimit më të thellë ekonomik në kuadër të rajonit, ulja e harxhimeve për tregtinë dhe rritja e efikasitetit të transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga Ministria e Financave.