Para disa minutash në Klubin e deputetëve filloi takimi mes kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI, Ali Ahmeti.
Në këtë takim duhet të bisedojnë për kandidatin konsensual presidencial. Jozyrtarisht, Ahmeti do ta jep mendimin e tij për kandidatët e nominuar nga radhët e LSDM.
Ahmetin në këtë takim e shoqërojnë dy sekretarët e partisë, sekretari i përgjithshëm Atila Rexhepi dhe sekrateri organizues Artan Grubi. Zaevi arriti i shoqëruar nga Kiracovski.