Në konferencën #Perspektiva 2019 në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, profesoresha Mirjana Najçevska theksoi se është e natyrshme të ketë perceptime të ndryshme për atë që po ndodh në shoqërinë tonë.
“Kishte shumë pritje pas 11 viteve fashizëm, se do të ndodhë ndryshim revolucionar. Por, u tregua se rrënjët e problemeve janë më të thella, se nuk bëhet fjalë për njëmendësi partiake ose partizim të shtetit. Sipas meje në Maqedoni nuk ekzistojnë parti politike, por klane etnik partiake. Ata nuk e marrin pushtetin por territorin e atij klani. Që të tregojnë se e kanë pushtuar territorin e armiqësor, së pari e ngjyrosin në ngjyrat e tyre, e pastaj e ndajnë me aleatët e tyre. Kjo korrespondon me nivelin e zhvillimin e vetëdijes”, tha Najçevska.
“Nuk ka perspektiva derisa nuk dalim nga niveli i zhvillimit të rregullimit etnik – tribalist!, është vendosëse Najçevska, duke shtuar se këtu rol të madh kanë edhe të huajt dhe do të duhet të marrin përgjegjësi edhe ata.
[divide]
Në konferencën #Perspektiva2019 me fjalime u prezantuan Ambasadori gjerman Tomas Gerberih, ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, prof. Mirjana Najçevska, Xhevdet Hajredini ( ministër i mëparshëm për financa), Aleksandar Kërzhallovski (MCMS), Mersiha Smailloviq (Legis), Koço Andonovski ( Qendra për mbështetjen e LGBTI+) dhe Faton Aliti. Nga Civili u paraqitën me fjalime Biljana Jordanovska, Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla.
M.Ivanovska
Përpunimi i tekstit: D. Tahiri
Kamera dhe montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska