CIVIL -Qendra për Liri u shpreh ngushëllime të thella familjeve dhe të afërmve të viktimave nga fatkeqësia në autostradën Shkup – Tetovë. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne, pa përjashtime. Apelojmë deri te të gjitha institucionet të zbatojnë hetime përkatëse dhe të bëjnë çdo gjë që është nën ingerencat e tyre që t’u ndihmojnë familjeve të të gjithë viktimave dhe të lënduarve në fatkeqësinë.
CIVIL -Qendra për Liri e dënon ashpër gjuhën ekstreme të urrejtjes duke e shfrytëzuar tragjedinë e viktimave dhe të lënduarve, për manifestimin e ashpërsisë dhe panjerëzisë. U bëjmë thirrje institucioneve relevante të marrin masa urgjente dhe t’i ndëshkojnë personat të cilët pamëshirshëm dhe pa turp e shfrytëzojnë këtë tragjedi, për shprehjen e mendimeve dhe mesazheve të tyre jonjerëzore dhe fashiste, me çfarë e ofendojnë njerëzinë e gjithë popullatës.
Vlerësojmë se gjuha e urrejtjes që u paraqit pas kësaj ngjarjeje tragjike është edhe një manifestim i vetëdijes dhe kulturës politike shumë të ulët. Kjo është pasojë, në rend të parë, e mosndëshkimit që e gëzojnë individë dhe ekstremistë të organizuar pikërisht nga institucionet. Është e njohur se rruga mes gjuhës së urrejtjes dhe veprave nga urrejtja, është e shkurtë.
Kërkojnë nga institucionet t’i japin fund mosndëshkimit për gjuhën e urrejtjes!