CIVIL -Qendra për Liri, organizata që u bë e njohur për publikimin e qëndrimeve dhe fakteve për realitetin pa kalkulim dhe censurë dhe luftën pa kompromis për të drejtat dhe liritë e njeriut, do të kyçet në monitorimin e zgjedhjeve presidenciale edhe këtë vit. Civili njofton se pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, e intensifikoi monitorimin e ngjarjeve shoqërore-politike dhe proceseve në kontekstin zgjedhor.
Nga 14 shkurti, organizata mbledh paraqitje (aplikime) për vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtë të procesit zgjedhor. Njëkohësisht, Civili në periudhën e kaluar punoi mbi forcimin e rrjetit ekzistues të bashkëpunëtoreve dhe bashkëpunëtorëve. Nga ata do të kërkohet monitorim edhe më intensiv i gjendjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në kontekst zgjedhor dhe më gjerë.
Organizata mbetet e hapur për pjesëmarrje të të gjithë qytetare/ëve me mundësinë të paraqesin raste të shkeljes së të drejtave të njeriut, si dhe parregullsi zgjedhore, ryshfet, presione, kërcënime, gjuhë të urrejtjes dhe dhunë.
Në fokusin e veçantë të monitorimit të Civilit në periudhën e ardhshme do të jetë financimi politik, korrupsioni dhe tendencat ekstremiste në vend.
Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetaret për shoqëri të lirë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Në mars dhe në prill do të mbahen edhe disa seminare për trajnim dhe punëtori me aplikantët e suksesshëm për angazhman në projektet dhe monitorimin.
Të gjitha përmbajtjet e nënshkruara me Ekipi i Civilit për komunikim me opinionin mund të merren për publikim. Fotografia si shtesë e tekstit: nga aktivitetet e Civilit në terren në vitin 2016 ( Projekti “Përpara!” për monitorimin e proceseve zgjedhore.
*
Në kumtesën e Civilit ka edhe shtesë në të cilën organizata u bën thirrje të gjithë qytetare/ëve të interesuar të mbeten në kontakt dhe të marrin pjesë në projektet.
Qëndroni në kontakt me Civilin
Pëlqeni Fejsbuk faqen CIVIL.MK që t’i ndiqni aktivitetet e organizatës dhe produksionin e platformës mediatike të Civilit në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Që të informoheni më tepër për platformën mediatike të Civilit, klikoni KËTU ( pasqyrë ku gjenden të gjitha vegëzat e të gjitha ueb faqeve të organizatës).
Për të interesuarit për tema të veçanta, mund t’i pëlqejnë edhe faqet tematike në Fejsbuk:
Drejtësi sociale dhe të drejtat e punëtorëve: DREJTËSI SOCIALE TANI!
Ekologji, drejtësi sociale dhe antinacionalizëm: GREEN CIVIL
Gazetari qytetare, transparencë dhe përgjegjësi: CITIZEN JOURNALISTS MACEDONIA
Çdo gjë që publikon Civili për proceset zgjedhore: ZGJEDHJE TË LIRA
Fejsbuk faqen e www.drejt.mk në gjuhë shqipe: DREJT. MK
Për më tepër informata, na shkruani në [email protected] ose paraqituni në 02/5209176. Orari i punës i Civilit është 9-17, çdo ditë pune.