Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit sot do ta mbajë seancën e parë me përbërje të re. Në rendin e ditës do të jenë propozimet për zgjedhje të zëvendës-kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Komisionit.
Komisioni kundër korrupsionit në aspektin e zgjedhjeve presidenciale do të vendos edhe për aktivitetet gjatë fushatës zgjedhore për ligjshmërinë gjatë financimit të partive politike. Gjithashtu do të diskutohet edhe për propozim vendimin për autorizim të nënshkruajtësve të llogarisë së Komisionit, si dhe për sigurimin e kushteve materiale dhe teknike për funksionimin e Komisionit.
Komisioni kundër korrupsionit e zgjodhi përbërjen e re javën e kaluar, para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale. Revizorja Biljana Ivanovska u zgjodh si kryetare e komisionit, ndërsa anëtarë të ri të komisionit janë Vlladimir Georgiev dhe Sofka Pejovska Dojçinovkska nga Sekretarijati i Komisionit, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Trpenoski dhe Shemshi Sallai