Në oborrin e Qeverisë sot në ora 11 do të mbahet ceremoni solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO para ndërtesës së Qeverisë. Me këtë rast kryeministri Zoran Zaev do të mbajë fjalim.
Mbishkrimi me shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” dje është mënjanuar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.
Pas Qeverisë, pritet të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit dhe ministrive, ndërkaq më pas duhet që të ndërrohen edhe nëpër objektet tjera shtetërore.