Dokumentet personale me emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht pasaportat, letërnjoftimet, patentë shoferët etj., qytetarët do të munden t’i marrin pasi Qeveria ta publikojë në Gazetën Zyrtare datën për hyrje në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht përdorimit të emrit të ri të shtetit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski ka deklaruar se ota e Athinës e do të publikohet në Gazetën Zyrtare, më pas MPB duhet që të shpallë thirrje për furnizim publik për dokumentet e reja.
“MPB duhet të furnizojë pasaporta, dokumente. Nuk ka kufizim për atë, nëse derisa zgjat furnizimi i dokumenteve qytetarët do të munden të nxjerrin të reja, pasi që do të marrin dokumente sipas të vjetrat, të cilat më pas do të duhet që t’i ndërrojnë në afat prej 5 vjetëve”, tha Boshnjakovski.
Tanimë ka filluar ndryshimi i mbishkrimeve dhe tabelave të organeve shtetërore dhe Kuvendit, e para e ka nisur Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht sot në mëngjes i ka hequr shkronjat nga mbishkrimi në objekt “Qeveria e Maqedonisë” dhe pritet që e njëjta të zëvendësohet me “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.