CIVIL – Qendra për Liri sot do të mbajë takim punues “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm” në sallën e vogël të komunës së Tetovës, nga ora 13,00 – 15,00.
Në takimin punues është e ftuar kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe institucioneve, policisë, shkollave, si dhe organizatat e shoqërisë qytetare.
Takimi punues do të fillojë me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me Civilit dhe Komunës së Tetovës, në sferën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, radikalizimit dhe terrorizmit.
Në takimin, përfaqësuesit e Civilit, të pranishmëve do t’ua prezantojnë projektin qëllimi i të cilit është të kontribuohet për forcimin e rezistencës së bashkësive lokale kundër ekstremizmit të dhunshëm, përmes formimit të grupeve punuese në komunitetet, edukimin qytetar dhe forcimin e vetëdijes qytetare.
Kjo ngjarje është rast i shkëlqyer që përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme dhe palëve të prekura, si dhe vendimmarrësit në nivel lokal të njihen me mënyra të reja të organizimit me qëllim të tejkalohen sfidat që i sjell ekstremizmi i dhunshëm.
Civili e zbaton projektin “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm” me mbështetje nga Ambasada e SHBA në Shkup.