CIVIL -Qendra për Liri ka mbajtur takim punues në Kumanovë, në kornizat e projektit “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm” në të cilin u definuan aktivitete të projektit.
Përfaqësues të shkollave, policia dhe komuna biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit në domenin e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm përmes qasjes multidisiplinore dhe përfshirjes aktive të të rinjve.
Vetë pjesëmarrësit kishin ide kreative dhe zgjidhje se si të organizohet një ngjarje multimediale që do t’i përcjell mesazhet kryesore të projektit.
“Vetë projekti len hapësirë për angazhim qytetar, edukim, mentorim, partneritet dhe mbështetje të institucioneve dhe të komuniteteve në këto orvatje për përmirësimin e komunikimit mes të gjitha palëve të interesuara. Një nga qëllimet e projektit është të bëhet qasje konkrete dhe multidisiplinare ndaj mobilizimit, arsimit dhe forcimit të komuniteteve në nivel lokal që të mund t’u rezistojnë tendencave që janë në domenin e ekstremizmit të dhunshëm… Lufta jonë është dituria kundër paditurisë. Lufta jonë është luftë e zgjedhjeve pozitive, paqedashëse dhe kreative përkundër tendencave agresive dhe destruktive”, deklaroi Xhabir Deralla, presidenti i Civilit.
Nga atje një nga zgjidhjet ideore të cilat i konceptuan pjesëmarrësit në ngjarjen ishte, përmes mesazheve kreative për paqe kundër dhunës, për respekt ndaj dallimeve kundër urrejtjes, për barazi, solidaritet dhe liri për tejkalimin e motiveve dhe potencialeve për konflikte dhe radikalizim, të cilat, shpesh janë pikënisje te të rinjtë, që më vonë rritet në dhunë.
“Civili sot është në momentin e duhur në Kumanovë. Unë dhe këshilli japim mbështetjen tonë për të gjitha projektet, madje jemi të gatshëm si komunë, në grantet që do ti ndajmë për vitin 20120, t’u japim mundësi sa më tepër organizatave joqeveritare të marrin pjesë e masave të buta kundër ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim të krijimit të një shoqërie më të shëndoshe dhe më njerëzore”, deklaroi Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Realizimi i aktiviteteve është në rrjedha dhe pritet që ngjarja kryesore të bëhet në gjysmën e marsit.
Në takimin e parë Komuna e Kumanovës nënshkruajti Memorandum për partneritet dhe bashkëpunim me Civilin me të cilin u obliguan për bashkëpunim të ndërsjellë dhe partneritet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Projektin “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm”, Civili e zbaton me mbështetje nga Ambasada e SHBA në Shkup nga qershori i vitit 2018.