Kuvendi i Greqisë sot do të votojë për Protokollin për qasjen e Maqedonisë në NATO, pasi pranimit të dritës jeshile nga Komiteti për punë të jashtme dhe mbrojtje, me shumicë votash.
Në Kuvendin e Greqisë nevojiten 151 votë që të kalojë Protokolli. Pritjet janë se hyrja e Maqedonisë në NATO do të mbështetet, pasi që u mbështet Marrëveshja e Prespës.
Pas shpalljes së Protokollit, 29 shtete anëtare të Aleancës duhet ta votojnë, që Maqedonia të bëhet anëtare me të gjitha të drejtat, me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.