Në Venezuelë po zhvillohet krizë e të drejtave të njeriut: mijëra qytetarë të Venezuelës kanë dalë në rrugë të protestojnë për krizën serioze institucionale dhe krizën me të drejtat e njeriut që e kapluan vendin.
Venezuelasit janë të uritur, ndërsa për shkak të inflacionit dhe varfërisë shumë njerëz nuk mund të sigurojnë ose të gjejnë ushqim. Familje të tëra, e në veçanti fëmijë, janë në kërkim pas mbeturinave të ushqimit. Në vend se të kërkohen zgjidhje, autoritetet reaguan me dërgimin e shërbyesve ushtarak dhe policor nëpër rrugë, për arrestimin e të rriturve dhe fëmijëve.
Forcat e sigurisë së Venezuelës arrestojnë fëmijë sepse protestojnë në Venezuelë. Vetëm për një javë janë arrestuar 77 fëmijë nën moshën 18 vjeçare, duke e përfshirë edhe një vajzë 12 vjeçare. Ekzistojnë raporte se edhe gjykatësve u bëhet presion të dënojnë fëmijë, si mënyrë e mbrapsjes së njerëzve nga protestat.
Protestimi paraqet të drejtë të njeriut – dhe shfrytëzimi i plumbave në tentim të heshtjes së atyre që kanë kërkesa legjitime për të drejtat e tyre të njeriut shpien vetëm deri te kriza e mëtejme në Venezuelë.
Kjo nuk është hera e parë në Venezuelë të kryhet sulm mbi të rinjtë nga ana e autoriteteve. Të rinjtë në Venezuelë jetojnë në varfëri, dhe vriten dhe kriminalizohen nga autoritetet për këtë.
Varfëria mbijetesa nuk janë vepër penale. Amnesty International bën thirrje për veprim për të drejtat e njeriut: I thoni Qeverisë së Venezuelës: Nuk guxon të ketë fëmijë nëpër burgje.