CIVIL-Qendra për Liri organizon konferencë të madhe nacionale #Perspektiva2019 më 13 shkurt, në “Kino Kultura” me fillim në ora 11. Konferencën do ta hapë Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Tomas Gerberih, ndërsa si folës/e do të marrin pjesë intelektualë dhe ekspertë të shquar, liderë në shoqërinë qytetare dhe politikanë të lartë.
Konferenca #Perspektiva2019 u kushtohet perspektivave shoqërore, politike dhe ekonomike të Maqedonisë. Pa sesionit hyrës, vijojnë sesionet: “Mes shpresave dhe realitetit” ( kushtuar proceseve shoqërore politike dhe çështjeve ekonomike), dhe “Përfundime historike dhe hapje të perspektivave të reja” ( Procese integruese Euroatlantike), derisa në sesionin e katërt presim komente dhe pyetje nga të gjithë të pranishmit në tema të ndryshme.
Zgjedhja e temave dhe agjenda e Konferencës u krijua në bazë të analizave, intervistave dhe kolumnave të një numri të madh të vendimmarrësve, si dhe autoreve dhe autorëve që janë pjesë e produksionit mediatik, monitoringut dhe analizave të Civilit në periudhën e kaluar.
Ngjarja është pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, i financuar nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.