Komisioni shtetërorë i zgjedhjeve kumtoi se MPB do t’i dorëzoj të dhënat e qytetare(ë)ve që do të hyjnë në Listën zgjedhore deri te KSHZ ditë pas shpalljes së zgjedhjeve.
“MPB deri te KSHZ i dorëzon të dhënat e qytetare(ë)ve që janë të moshës madhore dhe të cilët në ditën e zgjedhjeve kanë letërnjoftim të vlefshëm ose dokument udhëtimi. Sepse për dokument të vlefshëm llogaritet vetëm dokument i lëshuar nga MPB, KSHZ i fton të gjithë qytetare(ë)t që dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale t’i marrin dokumentet e tyre të përgatitura nga shërbimet administrative në MPB. Apelojmë deri të qytetarët ta bëjnë atë në afat më së voni deri të premten, 8 shkurt. Përderisa nuk i marrin dokumentet e tyre këta qytetarë nuk do të gjenden në raportet e Listës zgjedhore”, deklaroi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ.
Lista zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në shikim publik do të futet më së voni 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa qytetarët kanë 20 ditë të kontrollohen në të njëjtin dhe me kohë të reagojnë.
Sa i përket lëshimit të dokumenteve me kohë për identifikim personal personave me aftësi të kufizuara. Ljupka Guguçevska deklaroi se pas kërkesës së sjellë, me dëshmi të dokumentacionit përkatës, ekziston mundësi që ekip mobil t’i vizitoj personat me aftësi të kufizuar fizike dhe t’i kryej procedurat e nevojshme për lëshimin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Tekst dhe montazh: Arian Mehmeti
Fotografi: Biljana Jordanovska