Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin Click Plus ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk ka mundësi të mbahen bashkë, nëse parlamentaret do të bëheshin sipas modelit të Marrëveshjes së Përzhinës.
“Nëse njëra nga partitë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, duhet të sigurojë shumicë për qeveri teknike. Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinës, ka afate të cilat nuk mundet të respektohen dhe të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale. Vetëm nëse i ndryshojnë dhe plotësojnë ligjet të cilat kanë dalë nga Marrëveshja e Përzhinës”, tha Xhaferi.