Disa persona të moshës së re dhe të mitur, të vendosur në strehimoren Çiçino Sello në Shkup, e shfrytëzojnë transportin publik të qytetit që të ngrohen dhe pushojnë, lajmëron gazetari qytetar Vullnet Mahmuti.
Rreth orës 8 të mëngjesit, pesë të mitur hipën në autobusin me numër 56. Udhëtarët zëshëm reaguan dhe komentuan – “Kur do ta zgjidh shteti problemin me të pastrehët dhe t’u mundësojë kushte të duhura për jetesë”, thotë Mahmuti.