Kanë filluar kalkulimet për kandidaturat për zgjedhjet presidenciale; a do të kemi një president kukull, apo një kukull president varet prej kandidatëve.
Nga emrat që përfliten më shumë janë kukulla se sa kandidat me vlera për të mbartur atë post.
Në raundin e parë kandidohen disa emra, që pastaj në raundin e dytë të zgjidhet presidenti; unë kam një propozim që të shkohet në raundin e dytë që në raundin e parë, sepse edhe ashtu raundi i parë është vetëm për të bërë harxhime nga buxheti i qytetarëve.
CV-ja e disa kandidatëve është spektakolare: ka fjet në parlament 22 vjet, nga rroga një mijë euro për pesë vjet është bërë milioner, më shumë ka fjet në parlament se sa në shtëpi, fjalën se ka marrë kurrë sepse ka vepruar sipas fjalës së urtë popullore “heshtja është flori”.
Ka edhe prej atyre kandidatëve që duan të bëhen president sepse vila e presidentit është shumë luksoze, ani pse nuk njohin asnjë gjuhë të huaj, nuk kanë asnjë ditë përvoje në diplomaci, përveç shkollës së lidershipit që e kanë kryer te “mëhalla e vet”.
Me të tillë kandidat Maqedonia jo vetëm që do të bëhet veriore, por do të arrijnë edhe polin e veriut nga i ftohti diplomatik që do ta kap pas zgjedhjeve presidenciale.
Në ditën e zgjedhjeve presidenciale fitues do të del vetëm njëri nga kandidatët dhe komisionet zgjedhore të cilët do të fitojnë një mëditje, ne të tjerët do të vazhdojmë të humbasim edhe ditëve në vijim.