Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në rend dite është edhe propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, përmes procedurës së shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët e shumicës dhe nga opozita.
Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit është rregulluar pagesa e mjeteve nga Buxheti për reklamim politik në bazë dëshmisë së kërkesën, por pa mundësi që ato dëshmi të kontrollohen. Për shkak të nevojës për saktësimin e këtyre dispozitave ligjore me propozim-ligj konstatohet edhe mënyra e kontrollit të kërkesave të dorëzuara për kompensim të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, qëndron në sqarim.
Njëkohësisht, shlyhen edhe dispozitat që kanë të bëjnë me obligimin për Komisionin Shtetëror Zgjedhor – vëzhgimin e mediave elektronike (portaleve) gjatë procesit zgjedhor, duke e pasur parasysh se obligohet që tani e tutje këtë ta bëjë Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA). ASHMAA është e obliguar që në afat prej 30 ditëve nga dita e miratimit të këtij ligji duhet të miratohet Metodologjia për Vëzhgim të paraqitjes mediatike gjatë periudhës zgjedhore nëpërmjet radios dhe televizioneve, gjatë kohës së proceseve zgjedhore dhe të njëjtat i publikojnë në ueb-faqen e tyre.
Sipas sqarimit për propozim-ligjin, me ndryshimet do të bëhet harmonizimi i afatit për harmonizim të planit financiar të RTVM-së me ndryshimin e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale nga dhjetori i vitit 2018 bëhet ndryshim në obligimet e operatorëve për regjistrim të shërbimeve programore vendore dhe të huaja. Me nenin 3 caktohet edhe afati për harmonizim të reklamimit tanimë të filluar të faqeve private dhe të RTVM-së, për shkak të tanimë nënshkrimit të marrëveshjeve për reklamim, ndërkaq i shtohet edhe një nen për ndryshim në rregullat për obligim të operatorëve për regjistrim të shërbimeve programore vendore dhe të huaja.