CIVIL – Qendra për Liri organizon konferencë të madhe nacionale #Perspektiva2019 më 13 shkurt, me fillim në ora 11. Konferencën do ta hapë Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Tomas Gerberih, ndërsa si folëse dhe folës do të marrin pjesë intelektualë dhe ekspertë të shquar, liderë në shoqërinë qytetare dhe politikanë të lartë. Vendi dhe lista e pjesëmarrësve do të kumtohen gjatë ditëve të ardhshme.
Konferenca i kushtohet perspektivave shoqërore -politike të Maqedonisë. Pas sesionit të prezantimeve dhe fjalimeve hyrëse, do të flitet në temën “Mes shpresave dhe realitetit”, pastaj vazhdon sesioni “Përfundime historike dhe hapje të perspektivave të reja” ndërsa në sesionin e katërt të programit do të sigurohet pjesëmarrje me komente dhe pyetje nga të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje.
Zgjedhja dhe tema e agjendës së Konferencës u bë në bazë të analizave, intervistave dhe kolumnave të një numri të madh të vendimmarrësve, si dhe autoreve dhe autorëve që janë pjesë e produksionit mediatik, monitorimit dhe analizave të Civilit në periudhën e kaluar.
Ngjarja është pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, i financuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
CIVIL Ekipi për komunikim me publikun