Lëvizja “Eco Guerila” me rastin e bllokimit para deponisë “Drislla” i njofton autoritetet më të larta shtetërore për pasojat nga importi i mbeturinave përmes kumtesës publike.
“Kërkojmë nga Kryeministri Zaev dhe Qeveria urgjentisht të ndryshojë ligjin për importin e mbeturinave. Ndalimi i importit të mbeturinave do të ulte ndjeshëm nivelin e ndotjes, posaçërisht në Shkup. Dyshimet serioze për djegien e mbetjeve medicinale në deponinë Drislla pa standardet e duhura janë një nga shkaktarët e ndotjes së ajrit. Ashtu si në të kaluarën, edhe tani ka një mjegull transparence rreth asaj se çfarë mbeturinash në të vërtetë vijnë nga jashtë për tu djegur në Maqedoni.”
Më tej, nga lëvizja shtojnë : “Edhe pse në Shkup u morën disa masa për të ulur ndotjen, ndotja nuk u ul. Të gjitha masat tjera për parandalim të ndotjes do të jenë kozmetike nëse nuk ndalohet importi i këtyre mbetjeve.”
“Maqedonia nuk ka kapacitet për tu përballur as me sasinë e mbeturinave të veta, ashtu që importi i mbeturinave nga disa shtete të EU lë dyshime për lidhje korruptive dhe implikim të mundshëm edhe të interesave mafioze. Kërkojmë që Prokuroria publike të hetojë këtë veprimtari pa ndikim të biznes-interesave dhe politikës.”, thuhet në kumtesën e “Eco Guerilla”.