Në rendin e ditës së komisionit të kuvendit për politikë të jashtme, sot vendosej për 10 ambasadorë të ri në 10 metropole botërore.
Seanca u mbajt pas dyerve të mbyllura dhe mbahen bisedimet përfundimtare për vendimin.
Për Ambasador të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar i Republikës së Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare në Vienë, përgatitet Igor Xhundev, për Hungari, Goran Stevçevski, Ambasador në Spanjë, Oliver Kërliu, në Austri – Nenad Kolev, Abdulkadër Memedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, Suzana Zelenkovks në Slloveni, Ekrem Ebibi në Bosnje dhe Hercegovinë, Ramadan Azifi në Republikën Federale të Gjermanisë, Krum Efremov në Ukrainë dhe Mira Krajaçiq në Mbretërinë e Suedisë.