“Viti 2018 ishte një vit shumë intensiv për Ministrinë për punë dhe politikë sociale. Kemi kryer një pjesë të madhe të punëve që ishin në programi e Qeverisë. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e punëtorëve të falimentuar duhet të dëmshpërblehen, se duhet të ndjekim se si ishte rritja e rrogës minimale, sollëm programe për rritje të rrogave në shtet, mes 18 dhe 20 mijë denarë… Filloi edhe procesi i deinstitucionalizimit dhe në një masë të caktuar mbaruam me një pjesë të institucioneve që nuk funksionojnë”, deklaroi Mila Carovksa, Ministrja për punë dhe politikë sociale në bisedë me CIVIL Media për Perspektiva 2019.
Carovska deklaroi se një pjesë më e madhe e obligimeve që i ka marrë MPPS i ka kryer në vitin 2018 dhe se në këtë vit do të mund të shihen efektet e të arriturave.
“Pres që disa ligje do të sillen shumë shpejtë. Posaçërisht pasi që shoh në Kuvend, Ligji për dëmshpërblim të fëmijëve, Ligji për mbrojtje sociale të personave të moshuar, Ligji për mos-diskriminim, ky më tepër se gjashtë muaj, ende presin të sillen. Unë pres që të gjithë deputetët me konsensus nacional më në fund të pajtohen se këto reforma janë të nevojshme në shtetin tonë”, deklaroi Carovska për pritjet e saja në vitin 2019.
“Kur e zvogëloni varfërinë, një grup të caktuar të qytetarëve e afroni deri te tjerët dhe të gjithë ne, së bashku jetojmë në një shoqëri më të barabartë, më të mirë dhe më cilësore”, tha Carovska.
Biljana Jordanovska
Kamera dhe fotografia: Arian Mehmeti
Përpunimi i tekstit: D. Tahiri