Aleanca për Shqiptarët ne krye me Ziadin Selën sonte në ora 18 do të mbajë mbledhje të kryesisë qendrore. Organi partiak do të diskutojë për zgjedhjet presidenciale, kandidatët e mundshëm, si dhe për ofertën e kryetarit të BDI, Ali Ahmeti, që blloku politik shqiptar të del me kandidat të përbashkët në zgjedhjet për kryetar shteti.
Në mbledhjen do të diskutohet edhe për mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me presidencialet.