Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e ka miratuar vendimin për dëmshpërblime për ish të dënuarit në rastin “Sopot”.
Vendimi duhet të kalojë edhe në Komisionin Ekonomik dhe pastaj të kalojë në seancë qeveritare miratimin e ndarjes së mjeteve.
Në rastin “Sopot” ishin të dënuar 12 persona me gjithsej 150 vite burg, të akuzuar për vendosjen e minës e cila ka eksploduar dhe si pasojë e kanë humbur jetën dy ushtarë të NATO, nga kontingjenti Polak, dhe një qytetar i Maqedonisë. Pas publikimit të bisedave të përgjuara, rastin e mori PSP dhe ngriti procedurë të re hetimore, dhe më pas të dënuarit u liruan pas shumë vite burg.