Profesoresha Mirjana Najçevska në profilin e saj në Fb ka bërë një akuzë të rëndë në drejtim të partisë BDI.
Sipas Najçevskës, ikjen e Gruevskit e ka organizuar partneri i tij shumvjeçarë BDI-ja. Ajo ka kërkuar rezultate nga organet e hetuesisë dhe përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, nga Prokuroria dhe ministrja për Drejtësi duke thënë se, tregoni rezultate ose jepni dorëheqje.
Najçevska gjithashtu ka kujtuar se të ndihmosh një shkelës të ligjit gjithashtu është vepër penale.
Najçevka gjithashtu ka kërkuar përgjegjësi politike nga të gjithë politikanët që kanë ndihmuar në ikjen e Gruevskit.