“Dhjetë vite shtet i robëruar kanë sjellë deri në gjendjen ku secili qytetar, i kyçur ose jo në jetën shoqërore dhe politike, ka pritur shumë më tepër. Ajo që mund të them nga perspektiva ime është se me të vërtetë punohej shumë në çdo segment. Nuk mundej, dhe nuk ishte objektive për një vit të priten rezultate të mëdha. Për mua është e rëndësishme se procesi filloi, frika që ishte prezentë te qytetarët u minimizua mjaftë me pjesëmarrjen e tyre aktive… qytetarët filluan jo vetëm të kritikojnë për pushtetin e kaluar, por ta kritikojnë edhe këtë pushtet”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska, gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe gjykatëse e mëparshme në Gjyqin Evropian për të drejtat e njeriut, në bisedë me CIVIL Media për Perspektiva 2019.
Nikollovska vlerëson se nëse flasim për hapat konkrete të qeverisë së tanishme gjatë vitit të kaluar, u sollën shumë ligje, por vazhdimisht kishte endje në përgatitjen e ligjeve. Megjithatë, ajo thotë se arritja e dy marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë është hap i guximshëm i cili duhet të rezultojë me hyrje të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Gjyqësia duroi kritika për vitin 2018 nga bashkëbiseduesja ynë. Si eksperte në këtë fushë, Nikollovska vlerëson se, anash nga ligjet e sjella në lidhje me gjyqësinë, vetë puna e gjykatësve nuk përjetoi fare ndryshime nga të priturat.
“Nuk kuptoj se si do të çlirohet shteti i robëruar pa ndryshime në vetë gjyqësinë. Ndoshta në periudhë të caktuar kohore do të duket se diçka po ndodh, mirëpo pasqyra e përgjithshme për gjyqësinë është madje edhe më e keqe nga më parë. Duhet patjetër diçka shteti të bëjë që të tregojë se lufton me gjyqësinë, me atë segment që e pasqyron negativitetin dhe kontribuon për mosbesimin në gjyqësi”, deklaroi Nikollovska.
Për vitin 2019 Margarita Caca Nikollovska pret se do të rritet besimi në gjyqësinë, se do të ketë më tepër aktivitete në këtë drejtim, do të sillen ligje më cilësore dhe do të ketë mendime më cilësore në drejtimin e asaj që ofrohet, gjegjësisht, debate, cilësore dhe të argumentuara.
“Përqëndrimi duhet të jetë në drejtim të përgjegjësisë në të gjitha ato segmente që morën pjesë në procesin për të cilin morëm vlerësimin e shtetit të robëruar. Ne kemi situatë për shkak të pasivitetit të shkarkohet vetëm prokurori shtetëror publik. Ne nuk kemi gjendje të kurimit të pasojave për shkak të sjelljes së tillë të personave të caktuara…”, vlerëson Nikollovska.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov