Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot deputetët kanë votuar shtyrjen për një vjet të aplikimit të Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra. Për shtyrjen e ligjit votuan 57 deputetë, ndërsa 12 ishin kundër. Opozita kërkoi që ligji të shfuqizohet krejtësisht, por kjo nuk ndodhi .
Shtyrja e aplikimit të ligjit pason pasi që tregtarët dolën në protestë për shkak ndryshimeve të ligji sipas të cilave ata duhej të pagunin 60 euro për licencë, ndërsa në treg nuk do të mund të punojnë pensionist dhe honorarë.
Tregtarët dhe Qeveria kanë një vjet kohë që të pajtohen dhe të bëjnë propozim të ri të ligjit.
Nga LSDM thonë se me shtyrjen e ligjit hapet hapësirë për konsultim dhe debat mes të gjitha palëve të prekura.
“Ligji për tregti të tregjeve të gjelbra është shtyrë për një vjet me qëllim që të gjendet zgjidhje përkatëse dhe e pranueshme. Është e domosdoshme që institucionet, shitësit dhe organizatorët e tregjeve të ulen në tavolinë të përbashkët dhe të diskutojnë me qellim që të përmirësohet organizimi i punës së tregjeve dhe të gjendet zgjidhje me të cilën do të mbrohen të gjitha palët”, thonë nga LSDM.