Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se banderolat e gabuara të vendosura në vaksina, por me afat të përdorimit, janë tërhequr nga përdorimi.
“Vaksinat me banderola të gabuara, por me afat të përdorimit, janë tërhequr nga shtëpitë e shëndetit dhe të njëjtat duhet të shkatërrohen. Me tërheqjen e vaksinave nga shtëpitë e shëndetit, duke u thirr në Ligjin për barëra dhe mjete medicinave, neni 106, paragrafi 1, pika 5, kjo vaksinë konsiderohet si bar i cili nuk është për përdorim. Për këtë “Mallmed” ka sjellë vendim që të shkatërrohen vaksinat”, thanë nga MSH-ja.
Nga MSH-ja thonë se kjo gjendje është trashëguar dhe ka ardhur si rezultat i pakujdesisë së udhëheqësve të kaluar.