Shkupi sot në mëngjes është përsëri qyteti më i ndotur në Maqedoni, por edhe në botë. Sipas indeksit të cilësisë së ajrit të Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Karposhi nga mëngjesi është komuna më e ndotur, me koncentrim prej 214 mg PM10 grimca në metër kubi.
Me ndotje shumë të lartë sot përballen edhe Strumica dhe Tetova.
Sipas të dhënave nga AirVisual gjatë natës Shkupi ishte qyteti më i ndotur në botë, me indeks të cilësisë së ajrit AQI 217.