Ligji i gjuhëve kishte shku n’Venedik, ai ka menduar se do hyn në punë menjëherë, mirëpo atje i kishin thënë se duhet të regjistrohet në entin për punësim, pastaj të pret disa javë nëse do e thirrin apo jo..
Dje iu lajmëruan me viber, sepse ende nuk ka numër italie: alo luigji di albaneso lingua?
Ky nuk dinte se çfarë t’ju thotë, u mendua disa herë dhe ju tha: “greshka, greshka” edhe ua mbylli telefonin.
Pse erdha unë këtu, ç’mu desh, thoshte me vete; pse nuk e sollën këtu ligjin e flamurit, apo ligjin e ish ushtarëve, po bash mua?
Nëse do vazhdoj edhe shumë gjatë kjo gjendje unë do të çmendem, pastaj nuk do e di a jam ligji i gjuhës shqipe, i gjuhës rome apo turke.
Po siç thotë populli taksiratit nuk i dilet para, po pse bash mua më gjet ky taksirat!?
Porositi një dopio espresso, e piu në banak, e pagoi, i kërkoi banakierit një letër dhe një stilograf dhe u largua.
I lus vëllezërit e mi që janë këtu në Itali të më gjejnë një biletë urgjente për në Shkup sepse jam në gjendje shumë depresive, e kishte shkruar një pankartë me të cilën ecte rrugëve të Venedikut.