Procedura parahetimore për arratisjen e Nikolla Gruevskit ende vazhdon në Prokurorinë Publike. Pa treguar detaje, Prokurori Publik Ljubomir Joveski deklaroi se deri tani kanë mbledhur disa të dhëna por se ende priten incizimet nga kamerat dhe sigurisë nga kalimet kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Deri tani për arratisjen e Gruevskit janë dëgjuar rreth 20 dëshmitarë, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe katër tjerë. Në pyetjen nëse ka indicie se ndonjë person zyrtar e ka ndihmuar ose jo Gruevskin gjatë arratisë, Joveski u përgjigj se në këtë fazë parahetimore është delikate për të folur për këtë dhe se deri sa nuk mbaron hetimi, Prokuroria nuk do të japë detaje.