Gazetari qytetar Vlatko Mishevski ka dërguar në CIVIL Media fotografi nga fabrika Ohis .
Gjatë ditëve kur ndotja e ajrit në Shkup i tejkalon rekordet botërore, edhe përskaj informatave zyrtyre se kjo fabrikë me vite nuk funksionon, në ambientet e saj megjithatë ka aktivitete.
Fotografitë dëshmojnë se brenda në objektin e Ohisit, diçka po digjet.
“Në fabrikë ka muaj që punohet diçka. Brenda punohet, pritet hekur dhe diçka digjet. Nga disa kamionë në ditë dalin duke bartur hekur të vjetër. Kjo pamje është e përditshme”, thotë Mishevski.
Inspektorati Shtetëror për mjedisin jetësor, ditën e njëjtë, 22 janar, kur janë incizuar këto fotografi, ka dërguar kumtesë te mediat për mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të inspekcioneve mbi objektet industriale në vend.
Nga kumtesa shihet se Inspektorati nuk konstaton ndotje sepse “Ohisi nuk është në regjim pune me vite”.
Sot edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë e publikoi informatën për mbikëqyrjet e jashtëzakonshme të Inspektoratit, ku thuhet se është zbatuar mbikëqyrje edhe mbi “instalacionet tjera në Shkup të cilat nuk janë në funksion prej kohësh (OHIS, Rafineria, Skopski Leguri, Shkritorja MZT…)
M.Ivanovska