Si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit, Qyteti i Shkupit nga dje në ora 12 ka vendosur vozitje falas me autobusët e transportit publik në qytetin e Shkupit, u dyfishua çmimi i parkingjeve të ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” si dhe janë ndërprerë punët ndërtimore në të hapur, si masa urgjente kundër ndotjes së ajrit.
Për dy ditë me radhë në Shkup koncentrimi i PM 10 grimcave ka tejkaluar pragun prej 188 mikrogram në metër katror dhe për këtë arsye Qyteti i Shkupit ka sjellë masa parandaluese.
Qyteti e ka obliguar edhe ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale “ që të vazhdojë me pastrimin intensiv të rrugëve të qytetit si dhe një sërë masa dhe rekomandime të tjera të cilat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Qyteti të Shkupit.