“Elaboratet që pronarët i dorëzojnë te Qyteti i Shkupit dhe në bazë të asaj që u dorëzohet miratim për punë është një fotografi, në terren tjetër. Sipas elaborateve të hapësirës publike, kafeneja ka të paraqitur dy-tre tavolina, ndërsa në terren ka më shumë. Qartë u është thënë se nuk do të lejohet uzurpimi i hapësirës publike dhe nëse në afatin e caktuar nuk i largojnë, ne do t’i shkatërrojmë”, thonë nga Komuna Qendër.
Me vendim për shkatërrim janë 30 kafene dhe restorante. Përveç rrugës Leninova, jo legale janë edhe objektet në “Mahallën e Dibranëve”, Kapishtec, rruga Maqedonia.
A.M.