Lënda e njohur si rasti “Talir” e formuar pas aktakuzave të miratuara nga PSP, sipas sistemit AKMIS është ndarë për veprimin e mëtutjeshëm te gjykatësi Osman Shabani, informoi sot Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup. Gjykatësi Osman Shabani udhëheq edhe lëndët ‘Titanik’, ‘Toplik’ dhe ‘Monstra’.
Lënda ‘Talir’ ka të bëjë ekskluzivisht me financimin e paligjshëm të partisë opozitare VMRO-DPMNE ku të akuzuar janë ish-lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Cingarovska.