Qyteti i Shkupit vazhdon me ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit.
Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit sot ka njoftuar se është shpallur thirrja publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve tjera të Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2019.
“Me këtë thirrje, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe të subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve, me shumë prej 1000. Denarë, ndërsa në thirrjen publike mund të marrin pjesë persona fizikë dhe juridikë vendbanimi ose selia e të cilëve është në rajonin e Qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesë.
Thirrja publike vazhdon deri më 30.11. 2019, dhe do të realizohet sipas parimit “i pari shërbehet i pari”, gjegjësisht deri në realizimin e mjeteve të parapara për këtë qëllim me Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2019.
Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve dhe dëshmi se kriteret për pjesëmarrje janë të plotësuara, kërkuesi duhet të dorëzojë këto dokumente deri te Qyteti i Shkupit ( kërkesa mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit ose nga internet faqja e Qytetit www.skopje.gov.mk), dëshmi për banim në Shkup, fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës, fotokopje nga llogaria bankare / gjiro llogaria, dëshmi për subjekt ligjor, gjendje bankare jo më e vjetër se 6 muaj, vërtetim origjinal për pastrim të realizuar të oxhakut, e nënshkruar nga personi profesionist që e ka pastruar oxhakun, dhe llogari fiskale nga kompania me veprim të regjistruar për pastrim të oxhaqeve ( shifra 81.22, në pajtim me Klasifikimin nacional të aktiviteteve). Kërkesën për shfrytëzimin e të drejtës për kompensim të një pjese të shpenzimeve, bashkë me dokumentacionin e duhur, duhet ta dërgoni në zarf të mbyllur deri te Qyteti i Shkupit, bul. Ilinden nr. 82, në arkivin e Qytetit të Shkupit, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri ora 15:00.
D. T.