“Viti 2018 ishte viti në të cilin prisnim ndryshime të mëdha, kishim shpresa të mëdha, por ndodhën rrethana të jashtëzakonshme të cilat ishin shumë shqetësuese”, deklaroi Mersiha Smailloviq, aktiviste qytetare në bisedë për CIVIL Media, si pjesë e serialit “Perspektiva 2019”.
“Ajo që inkurajon, janë disa ndryshime ligjore që ndodhën gjatë këtij viti. U sjell ligji për mbrojtje ndërkombëtare dhe mbrojtje të përkohshme me të cilat u ofrohen të drejtat e refugjatëve që do të mbeten në Maqedoni, dhe kjo në kontekstin e ndryshimeve në pjesën e të drejtave të njeriut të refugjatëve. Por, definitivisht pritjet ishin shumë më të mëdha, prandaj edhe dëshpërimi është edhe më i madh… E di se sistemi nuk funksiononte, një dekadë të tërë në të cilën vazhdimisht ishim të diskriminuar. Dy vite ishin të mjaftueshme të detektohen mangësitë dhe të fillohet të punohet mbi ato mangësi…, por ajo që u bë është vetëm vërtetimi se problemi ekziston, se normat ligjore i frenojnë proceset, e ku është zjgidhja e problemeve?”, tha Smailloviq.
Sipas saj, mos shqetësimi i organeve përkatëse, me të cilin pranohet gjendja në të cilën jemi, është e papranueshme. Në vitin 2019 Smailloviq nuk pret asgjë, duke vlerësuar se më lehtë do t’i pranojë të gjitha ndryshimet që do të ndodhin.
“Në vitin 2017 kishim shpresë. Në vitin 2018 u bëmë realë dhe kështu kuptuam se nuk ka ndryshime, flas për aktivistët qytetarë, dhe ky dëshpërim, së paku mua, më sjell depresion…”, deklaroi Smailloviq.
Teksti dhe montazhi: Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Fotogarfia: arkivi i CIVILit
[divide]
Kjo bisedë është pjesë e serialit “Perspektiva 2019” në kornizat e projektit të Civilit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, me mbështetje financiare nga Ministria për punë të Brendshme e Republikës Federale të Gjermanisë