Shkruan: d-r Mirjana Najçevska
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]M[/dropcap]arrëveshja e Prespës jo vetëm se nuk ndikon në mënyrë negative mbi identitetin e maqedonasve në Republikën e Maqedonisë dhe jo vetëm se do të mundej të shfrytëzohet për humbjen e këtij identiteti, por, përkundrazi, kështu si është i artikuluar, me dispozitat në përmbajtjen dhe atë që e ofron si një kornizë juridike për marrëdhëniet e ardhshme mes republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, ndoshta mund ta njohim si marrëveshje që i hap dyert për një pamje të re të identiteteve.
Identiteti në Maqedoni në vitet e kaluara shpesh lidhet me atë që quhet identitet etnik, diçka më pak – identitet fetar, me identitetin e përkatësisë ndaj shtetit, mirëpo më pak nga të gjitha, kur flitet për identitetin, flitet për identitetin qytetar, për identitetin individual…Ky identitet nuk është kategori homogjene. Përkundrazi, ky është identitet i përbërë nga më tepër lloje identitetesh që e përbëjnë atë që paraqet identitetin e një individi të caktuar.
Jo vetëm që ekzistojnë më tepër identitete, por duhet ti kuptojmë edhe në ndryshueshmërinë e tyre, në fleksibilitetin e tyre. Në moment të caktuar një njeri mund t ketë një identitet, në moment tjetër mund të ketë identitet tjetër, në një moment mundet një identitet të jetë dominues, në tjetër moment tjetri…Për shembull, për një çështje të caktuar, unë si njeri mund të identifikohem me profesionin tim, mund të identifikohem si juriste…Për çështje tjetër, mund të identifikohem me ndonjë interesim, për shembull, mbrojtjen e mjedisit jetësor ose me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që paraqet përcaktim të identitetit. Në një moment të tretë, mund të identifikohem me diçka krejtësisht tjetër. Me atë që paraqet identitetin e nënës, bashkëshortes, etj…
Homogjenizimi që u bë viteve të kaluara dhe vendosja e identitetit vetëm në korrelacion me etnicitetin, i fshiu të gjitha mundësitë tjera. Dhe në fakt, i vendosi njerëzit në kallëp – të duhet patjetër ta njohin veten vetëm përmes këtij, identiteti kombëtar ose etnik. Në fakt, i varfëroi, u pamundësoi të identifikohen me identitete tjera, u pamundësoi të shkojnë nga njëri në tjetër identitet, i pamundësoi të shoqërohen me njerëzit tjerë me të cilët ndajnë ndonjë nga identitetet e tyre të ndryshme…
Pse është e rëndësishme Marrëveshja e Prespës për të gjitha këto? Sepse e rrënon identifikimin e vetëm dhe homogjen të njerëzve me etniken. E dyta, për arsye se hapet ambient për ndërtimin e identiteteve të reja, diçka që në moment të caktuar ka qenë e ndërprerë madje edhe e ndaluar! E treta, hapet mundësi për komunikim në një nivel tjetër, komunikim kulturor, arsimor, politik dhe ekonomik me njerëz me të cilët, në një mënyrë, gjatë gjithë kohës kemi pasur barrierë pikërisht për shkak të vendosjes së atij identiteti të vetëm, homogjen, etnikisht të orientuar.
Elementi i dytë ndaj të cilit duhet drejtuar vëmendjen është edhe absurditeti dhe anakronizmi i ekzistencës së etnisë, jo vetëm si identitet i vetëm, por, madje edhe një nga identitetet. Sepse njerëzit rastësisht lindin në një komunitet të caktuar etnik…Shumë rastësisht lindin në një komunitet të caktuar kulturor. Shumë rastësisht lindin në një shtet të caktuar. Dhe ajo që i ndërton si qenia të veçanta njerëzore që kanë background të posaçëm kulturor, qenie njerëzore që kanë lidhje të caktuar me njerëzit tjerë edhe në komunitetin më të gjerë, është diçka që nuk guxon të lidh. Kjo është diçka që duhet të pasuron. Kjo është diçka që duhet të shton elementin e dallueshmërisë. Kjo është diçka nuk duhet t’i ndajë nga njerëzit tjerë, por përkundrazi, t’i lidhë me ata, sepse kanë një veçanti të cilën mund ta ndajnë, diçka të cilën mundet ta shtojnë në atë që paraqet ndërtim të identitetit të përgjithshëm si një kategori shumë heterogjene. Ajo që sipas meje na e mundëson Marrëveshja e Prespës është pikërisht hapja e derës për një perceptim më të ndryshëm të pikërisht këtij aspekti të identiteteve.
Mirëpo, ka edhe një moment që është shumë i rëndësishëm dhe të cilin ndoshta d të mundemi ta realizojmë me ngjalljen e kësaj marrëveshje, e ajo është lufta më ndërtimin e identiteteve të rrejshme. Mungesa e asaj që paraqet identitet qytetar dhe identitet individual, mungesa e asaj që paraqet ndërtim të sotëm dhe të ardhmërisë, shpesh zëvendësohet me ndërtimin e lidhjeve të rrejshme, të konstrukteve të rrejshme në histori…Në fakt, nuk mund të them as në histori, por në një të kaluar të imagjinuar… Konstrukti i tërësishëm i asaj që paraqet rrënjët, prejardhjen, që hyn në mijëra vite pas dhe është interesante nga aspekti i ndërtimit të kulturës së përgjithshme njerëzore, nuk mund të lidhet me ndërtimit të identitetit individual. Ky është problemi kryesor të cilin ndoshta edhe mund ta zgjidhim, nëse fillojmë ta praktikojmë dhe aplikojmë në mënyrë të përshtatshme Marrëveshjen e Ohrit.
Kjo do të na mundësojë t’i kundërshtohemi shkëlqimit të rrejshëm të së kaluarës që po ndërtohet rreth nesh. Të gjitha prapaskenat e të kaluarës të cilat gjatë 11 viteve të kaluara ishin të vendosura dhe ndërtimi i tërë asaj që paraqet iluzion në lidhje me një të kaluar shumë të largët që nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndikim mbi atë që paraqet pozita e sotme e njerëzve në Republikën e Maqedonisë, interesat dhe nevojat e sotme, jo vetëm të individëve, por edhe të tërë shtetit.
Elementi katërt të cilin unë do ta paramendoja në atë që paraqet aspektin pozitiv, inputin pozitiv të Marrëveshjes së Prespës – vendosja në komunitet më të gjerë. Ndërtimi jo vetëm i identitetit evropian, por edhe i atij botëror. Gjë me të cilën njerëzit do të fillojnë ta konsiderojnë veten si pjesë e një familjes më të gjerë, si pjesë e asaj bashkësie në të cilën dallimet i tejkalojnë dallimet etnike, fetare, gjuhësore, dhe fillojnë të shkrihen në atë që paraqesin dallimet kulturore, dallimet në mënyrën e jetës, në mendim, në ndërtimin e qëndrimeve dhe në mundësinë të pranohet dallueshmëria… Kjo është me siguri përfitimi më i madh i cili, sipas meje do ta kemi nga Marrëveshja e Prespës.
Kjo aspak nuk do të thotë se kjo marrëveshje është ndonjë marrëveshje ideale. Kjo aspak nuk do të thotë se kjo është marrëveshje që mund të jep përgjigje për të gjitha pyetjet e mundshme dhe veçanërisht jo se kjo është marrëveshje e cila me automatizëm do të jetë pozitivisht e implementuar. Thjeshtë, na mbetet ta marrim atë që paraqet momentin më
pozitiv të Marrëveshjes, na mbetet nga vetë marrëveshja t’i marrim aspektet pozitive që do të na mundësojnë ta kuptojmë heterogjenen dhe dallimin e identiteteve të çdo kujt nga ne si individë, që pastaj të mundemi ta kuptojmë heterogjenen, diversitetin dhe fleksibilitetin e identiteteve që ekzistojnë në komunitetin më të ngushtë dhe më të gjerë. Kjo, në nivel të caktuar do të na mundësojë jo vetëm trajtim formal, por edhe trajtimin faktik të njerëzve si të barabartë, gjegjësisht, trajtimin e njerëzve si të barabartë në dallueshmërinë e tyre të plotë, përballë dallueshmërisë së tyre, gjegjësisht, duke e marrë parasysh diversitetin e tyre.
[divide]
Teksti është pjesë e publikimit “Humbje e identitetit ose… ? nga projekti i CIVILIT me emrin e njëjtë në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.