Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]GJ[/dropcap]enerata e sotme, posaçërisht gjenerata më e re, jetojnë së paku dy lloje të identiteteve. Njëri është identiteti real, dhe ai është mjaft i fragmentuar, ai me të cilin ecin në jetën e përditshme në të cilin janë të zgjuar në mënyrë sociale, në të cilin janë në kontakt të drejtpërdrejtë social. Por, njëkohësisht jetojnë edhe në identitet virtual. Ky identitet virtual për ata bëhet edhe më i rëndësishëm, atë që e kultivojnë për vete, dhe fillojnë edhe më tepër të besojnë në atë, sesa në identitetet reale, për atë se si duken në Fejsbuk, Instagram, çfarë cicërojnë, cilat janë faqet e tyre në Fejsbuk, në kuptim – çfarë postojnë për veten, që tjerët t’i konsiderojnë si të tillë, siç duan të jenë…
Në kohën e sotme është rëndë të bisedohet në mënyrë të vjetër për atë se çfarë rëndësie do të kenë dhe si do të formohen identitetet kolektive dhe personale. Definicionet e mëparshme që nënkuptonin një situatë shumë më statike nga formimi i atyre identiteteve, sot i kundërshtojnë mënyrës së re në të cilën formohen dhe zhvillohen këto kategori më dinamike, ndikimi i tyre është pa dyshim më i madh, por edhe pavarësisht nga disa stereotipe nacionale, pavarësisht nga disa korniza nacionale në të cilat bëhen orvatje për zhvillimin e disa identiteteve.
Definicionet se sovraniteti i shteteve, të etabluara dhe vetëm sisteme të vetme shtetërore, siç janë ato për arsim, për kulturë, mund të ndikojnë mbi komunitetin edhe mbi formimin e identiteteve të përbashkëta, e me këtë edhe identitetet individuale, sot veç janë koncepte të vjetruara. Njeriu bashkëkohor i sotëm është i ballafaquar me milionë fragmentime të çështjeve më të vogla dhe më të mëdha që janë të lidhura jo vetëm me jetën në territor të caktuar, dhe në komunitet të caktuar, por edhe në kontakt të vazhdueshëm me një komunitet praktikisht të pakufishëm me të cilën ai komunikon në bazë ditore, nga ku merr informata dhe të cilat nuk mbarojnë vetëm në atë që definohet si gjuha e tij, si feja e tij zyrtare, si ndonjë histori zyrtare nga e cila rrjedh, ose të gamës së traditave nga të cilat buron sistemi i tij cilësor, parabindjet, pretendimet themelore në ndërtimin e karaktereve…
Gjenerata e sotme, posaçërisht gjenerata më e re, jetojnë së paku dy lloje të identiteteve. Njëri është identiteti real, dhe ai është mjaft i fragmentuar, ai me të cilin ecin në jetën e përditshme në të cilin janë të zgjuar në mënyrë sociale, në të cilin janë në kontakt të drejtpërdrejtë social. Por, njëkohësisht jetojnë edhe në identitet virtual. Ky identitet virtual për ata bëhet edhe më i rëndësishëm, atë që e kultivojnë për vete, dhe fillojnë edhe më tepër të besojnë në atë, sesa në identitetet reale, për atë se si duken në Fejsbuk, Instagram, çfarë cicërojnë, cilat janë faqet e tyre në Fejsbuk, në kuptim – çfarë postojnë për veten, që tjerët t’i konsiderojnë si të tillë, siç duan të jenë…
Tema për identitetet moderne, për arritjen, për humbjen e tyre…, ditë e më tepër i tejkalon bisedat për atë se çfarë është ajo që një shtet si sistem i organizuar mundet ta ofrojë, në kuptimin e një arsimi formal, e më tepër nga cilësia, diversiteti, komunikimi i atij arsimi,
që t’i bëjë njerëzit pjesë e botës, dhe jo vetëm pjesë e komunitetit nacional të cilës i takojnë. Njëkohësisht, ndikimet që janë joformale dhe të cilat nuk mundet të kontrollohen nga kontrolle zyrtare sistemore, janë aq të mëdha dhe janë praktikisht jashtë kontrollit të ndonjë sistemi zyrtar. Dhe ndikojnë mbi mundësinë në këtë kulturë të globalizuar, në mundësinë e pakufizuar të komunikimit me botën. Nuk mund t’i kontrolloni valët e ndërtimit e identitetit të dikujt.
Kufijtë e privatësisë janë të lëvizura, ndera privatësia është fushë në të cilën njeriu është i preokupuar me identitetin e vet, me identitetin e fëmijëve të tij, familjes…Në këtë ndërhyrje në privatësi, nuk hyjnë vetëm shtetet me tentime për marrje të sa më tepër hapësire, ta shtyjnë hapësirën që duhet të konsiderohet si privatësi, por hyn edhe vetë gatishmëria e njerëzve, e individëve, të ofrojnë sa më tepër informata për vete, ndonjëherë pa vetëdije për kufijtë për atë se çfarë duhet të paraqet vetëm privatësia e tyre…
Kështu, ka shpërndarje të përmbajtjeve të cilat çdo herë janë konsideruar si diçka që është jeta private e dikujt. Sot, në njëfarë skene publike është e hedhur diçka që pastaj pranon jetë, dhe që pastaj, kthehet mbi karakteristikat individuale të identitetit të dikujt, në mënyrë në të cilën ai nuk mund të kontrollohet
Me fjalë tjera, të bisedohet për humbjen dhe fitimin e identiteteve në këtë kohë moderne, e në fakt të bisedohet për arsim sa më të mirë të njerëzve, përfshirje sa më të mirë në atë që nënkuptohet si botë e globalizuar, të bisedohet për vetëdijesimin për atë se ku janë kufijtë e privatësisë dhe çfarë nuk mund të përdoret dhe të keqpërdoret në atë sferë. Të jesh i vetëdijshëm se më nuk ekzistojnë kufizime fizike, gjeografike, kultura të vogla siç është kultura maqedonase dhe kulturat tjera që ekzistojnë këtu, siç është modeli kulturor shqiptar, këto janë kultura të ekspozuara në ndikime aq të mëdha sa që nuk mund të mbrohen në mënyrë tradicionale komponentët e tyre të identitetit. Sot, praktikisht, nëse dikush nuk e flet gjuhën angleze, kot e ka nëse e ka të përsosur gjuhën maqedonase, sepse plasmani i kësaj gjuhe në kohën moderne ditë më tepër varet edhe nga mundësia të komunikohet me botën që nuk mbaron në Tabanovcë, por zgjerohet në tërë globin.
Identitetet e sotme janë identitete konfuzioni, identitete të cilat shpesh janë një proces i menaxhimit me krizat, në një sfidë të përditshme të përballeni me kontestimet të cilat nuk bëhen në ndonjë bazë kontrolluese të domosdoshme nacionale etnike, por të bëhen në kuptim të asaj – a jeni të aftë ose jo, të hyni në struktura më të larta terciare në jetën individëve dhe komuniteteve, e kjo do të thotë, të jesh i përgatitur mjaftueshëm me të gjitha cilësitë për komunikim me tërë botën… Në këtë kuptim, shteti e ka rolin e vet, sepse, megjithatë, ky është një sistem i organizuar në shoqëri, i cili kontrollon rrjedha të caktuara që janë të rëndësishme për formimin e identiteteve. Para së gjithash, mendoj në strukturat formale të arsimit, përmbajtjet që mësohen, pastaj trajtimi i familjes dhe kushte më të mira të statusit, sociale në të cilat zhvillohen familjet, por, gjithashtu, edhe komuniteti shoqëror i cili në të gjitha dimensionet e veta, jo vetëm politike, ndikon mbi zhvillimin dhe ndryshimin e cilit do identitet. Pra, shteti i ka ato mundësi sepse disponon me resurse të cilat mund të ndikojnë, mirëpo, pas një kufiri të caktuar druaj se edhe ndërhyrjet formale
të sistemeve shtetërore nuk janë më në gjendje, as kanë mundësi, ta përcaktojnë dinamikën e zhvillimeve të identiteteve…
Është fakt se gjeneratat e reja veç më gjenden në situatë kur kanë nevojë të theksuar për tejkalimin e identiteteve të tyre etnike, kombëtare, fetare. Goditje e kthyer e caktuar është që, megjithatë, edhe në këtë transparencë të madhe të kulturës globale, njerëzit hyjnë me bindje, me stereotipe dhe me kërkim pas vërtetimit të asaj që veç më e kanë si stereotip në vete, edhe përskaj ofertës informative që është aq e madhe sa që praktikisht është e pakufizuar. Megjithatë, hyjnë në kërkime më të ngushta të asaj që do ta vërtetojë karakterin e tyre, identitetin e tyre, vlerat e tyre, bindjet që i mbajnë në vete. Prandaj, shpesh zgjedhin, në një kombinim të presionit ditor, me mundësi të pakufizuara, të zgjedhon të bëhen statikë, të bëhen konservativë në zgjedhjet e tyre, madje edhe të radikalizohen, veçanërisht në kuptim politik…Kjo, kuptohet, kthehet me rritjen e nivelit të pasigurisë, të frikës edhe të individëve edhe të komuniteteve, që çon drejt një kontrakcioni në kuptim politik, i cili i bën aq më konservativ në nivelet e tolerancës ndaj tjerëve, në nivelet e pranimit të përvojave të huaja…
Kjo garë e cila për momentin po zhvillohet mes presionit të një skene kulturore të globalizuar, skene të globalizuar politike – shoqërore dhe nevojës për një siguri të identitetit personal, sjell deri te një dozë e fërkimit në individët te vetë personat. Këto doza të fërkimit reflektojnë me një varg, jo vetëm të patologjive shoqërore, por edhe llojeve tjera të patologjive psikike, personale…Depresionet janë në rritje, ka rritje të madhe edhe të fobive të ndryshme, të cilat janë rezultat i rrethanave të caktuara në të cilat jetojmë, gj që kontribuon për një kontraksion shoqëror në të cilin, në vend se të ofrohet dhe të shfrytëzohet më e mira që e mbajmë, shpesh anojmë nga ajo që paraqet një mënyrë jo produktive e perceptimit të realiteti të perspektivave personale, të perspektivave të komunitetit…
Pra, në fund dëshiroj të them se, ndërtimi, ruajtja, ndryshimi i moderniteteve është diçka që u kundërshton mënyrave tradicionale, asaj se si kohë më parë janë definuar karakteristikat e identitetit dhe proceset e formimit, se ditë e më tepër ky lloj i dinamikave konflikte të identitetit…, varen nga faktorë që janë jashtë kontrollit të strukturave formale të shoqërisë dhe të shteteve.
Jemi të drejtuar para një batice të madhe të ndikimeve për të cilat, që të mundemi ti përpunojmë në mënyrë konstruktive, është e domosdoshme të kemi persona që do të munden – për shkak të arsimimit të tyre, për shkak të statuseve sociale dhe roleve të tyre në shoqëri, në vitet adoleshente dhe post – adoleshente, të jenë të qëndrueshëm dhe rezistues ndaj shtrembërimit dhe ecjes në drejtim shkatërrues, malinj shoqëror. Kjo është sfidë e vështirë për çdo shoqëri moderne, e shohim se edhe individët, personat në komunitete shumë më të mëdha kulturore, shtetërore nga Maqedonia, kalojnë sfida të mëdha. Mirëpo, mendoj se në fund, nuk ekziston zgjidhje tjetër, përveç të krijojmë gjenerata të cilat në atë mënyrë do të kenë rezistencë dhe ti kundërshtojnë sfidat e këqija para të cilave do të jenë të drejtuar në një perspektivë të afërme dhe të dukshme.
Në këtë kuptim, të jem aktual në mënyrë politike, kur i shoh diskutimet e sotme se si ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, ose se si pasojat nga Marrëveshja e Prespës eventualisht do të ndikojnë mbi çështjet e identitetit të Maqedonasve, duhet të them se te unë mbizotëron një ironi. Identitetet moderne të kulturave oficiale, komuniteteve shtetërore-shoqërore, ndikojnë mbi atë se si në fakt, zhvillohen identitetet në realitet. Sipas asaj se çfarë do të shkruan në kushtetutë dhe a do të jetë e mbrojtur gjuha maqedonase me supozime kushtetuese se si do të jetë, a do të kenë targat e automjeteve shënime të atilla ose të këtilla, dhe a do ta kodojnë ekzistimin tuaj ca kode, realisht, realiteti i tillë dinamik siç e përshkruaj, kuptohet, se ka më pak rëndësi rreth asaj – nëse do të arrijmë të krijojmë sistem cilësor të arsimit! A do të arrijmë të bëjmë që procesi kulturor të bëhet proces, dhe jo vetëm prodhim, i cili do të trajtohet vetëm në mënyrë festivali, a do të arrijmë krijojmë gjenerata mjaftueshëm kreative dhe të afta dhe të arsimuara mirë të cilat do të mund ta kalojnë kufirin maqedonas dhe të mund të plasohen në botë, që të na kthehen si të tillë këtu, me përvojat e reja që do të fitojnë. Kjo do të thotë, pas tre-katër ditë nga sjellja e ndryshimeve të kushtetutës, do të jetë përmbajtje e harruar, ajo që do të vlen është nëse do të realizohen reformat në shoqëri, me të cilat do të krijojmë qytetarë të cilët do të munden të përgjigjen në ofertën moderne dhe kërkesat nga bota, sepse ne jemi pjesë e botës. Ne nuk jetojmë në kufijtë tona, nacionale klaustrofobike, në të cilat grindemi për tema triviale nga historia, për personazhet nga ajo, të kthyer prapa, në vend se përpara…
Me fjalë tjera, në këtë materie duhet pasur qasje të guximshme, sepse perspektiva nuk nënkupton të dëshironi diçka dhe të frenoni dhe ta trajtoni në mënyrë statike, por duhet të jeni të përgatitur për atë që nënkupton një situatë dinamike internacionale në të cilën i zhvilloni në konkurrencë me të gjithë tjerët, identitetet tuaja, dhe të huajat.
[divide]
Teksti është pjesë e publikimit “Humbje e identitetit ose… ? nga projekti i CIVILIT me emrin e njëjtë në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.