Deputetët filluan të kthehen në sallën e Kuvendit në të cilën duhet të fillojë seanca për ndryshimet e kushtetutës që duhej të vazhdojë sot në ora 12.
Sipas informatave, kryeministri Zaev dhe dy deputetët nga Besa (krahu Kasami), kanë arritur marrëveshje. Kërkesat e tyre nuk do të jenë pjesë e Kushtetutës, por pritet të bëhen pjesë e zgjidhjeve të reja ligjore.
Pritet që kryetari i Kuvendit ta vazhdojë seancën për ndryshimet në kushtetutë. Deputetët e VMRO -DPMNE nuk janë të pranishëm në kuvend dhe nuk do ta japin mbështetjen për ndryshimet.
D. T.