[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]Ë[/dropcap]shtë e domosdoshme të kuptohen ngjarjet dhe proceset, që të formohet mendim dhe të planifikohet veprimi, si në nivel individual, ashtu edhe në nivel kolektiv, si në sferën e shoqërisë, ashtu edhe në domenet që nënkuptohen nën termet institucion dhe shtet. Ky projekt është përgjigje e kësaj nevoje. Duke filluar me analiza bravuroze të trendëve globale dhe të proceseve të rëndësishme historike dhe shoqërore politike të cilat janë domosdoshëm të lidhura mes vete, ky projekt paraqet resurs publik unik, me përgjigje të çështjeve thelbësore për realitetin e Maqedonisë, rajonal dhe botëror në të cilin jetojmë.
Konteksti
Procesi i shpejtuar për tejkalimin e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, i cili zgjat pothuajse tre dekada, ka shkaktuar rrëmujë të retorikës nacionaliste dhe tensione në dy vendet. Pensionet filluan me Samitin në Davos, në janar të vitit 2018, kur liderët e dy shteteve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, e filluan procesin e shumëpritur për zgjidhjen e kontestit i cili më vonë rezultoi edhe me Marrëveshjen e Prespës për tejkalimin e kontestit për emrin.
Nacionalistët, të mbledhur rreth partisë së mëparshme qeverisëse të VMRO-DPMNE dhe partitë më të vogla, të cilat në mënyrë të hapur mbështeten nga Rusia, filluan fushatë me gjuhë të urrejtjes deri tani të paparë, dhe retorikë radikale nacionaliste, e shoqëruar me adresime inflamatore publike nëpër gjithë vendin. Qysh në fillimin e procesit, e veçanërisht pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës më 17 korrik të vitit 2018, radikalët organizuan disa protesta të dhunshme, me qëllim t’u kundërshtohen orvatjeve të Qeverisë për tejkalimin e kontestit.
Marrëveshja e arritur ishte e përshëndetur nga e gjithë bota dhe nga shumica e qytetareve dhe qytetarëve në Maqedoni, të vetëdijshëm se ndryshimi i emrit të vendit është i domosdoshëm, të njohur ndërkombëtarisht si IRJM, në Republika Maqedonisë së Veriut, me qëllim të shpejtohen integrimet euro-atlantike të cilat ishin plotësisht të bllokuara gjatë sundimit 11 vjetor të një regjimi autokrat, nacionalist dhe kriminel. Opozita nacionaliste e quajti Marrëveshjen e Prespës “kapitulluese”, duke pretenduar se ajo do ta rrezikojnë trashëgiminë kulturore, etnike, nacionale, historike dhe gjuhësore të Maqedonasve etnikë. Fushatën e tyre e zbatonin me retorikë ultra nacionaliste dhe retorikë ekskluzive, ndërsa shfrytëzonin me gjuhë eksplicite dhe gjuhë të urrejtjes kundër të gjitha komuniteteve etnike që jetojnë në Maqedoni, e në veçanti kundër Shqiptarëve dhe Romëve, ndërsa krijonin edhe atmosferë të linçimit publik kundër Maqedonasve të cilët e mbështetën Marrëveshjen historike mes dy vendeve. Narativi nacionalist ishte i shoqëruar edhe me produksion të menduar mirë dhe të sponsoruar shtrenjtë të lajmeve të rrejshme që ishin të shpërndara përmes rrjeteve sociale dhe në një pjesë të mediave elektronike në vend.
Kjo gjendje në vend u ashpërsua disa herë më tepër në periudhën e zbatimit të referendumit që u mbajt më 30 shtator të vitit 2018. Si pasojë e fushatës së zezë që kishte për qëllim ta frikësojë dhe ta pasivizojë shumicën pro -perëndimore dhe të moderuar të qytetarëve në vend, referendumi kishte sukses të
pjesërishëm ( 37% dalje, nga të cilat 91% u deklaruan pozitivisht). Suksesi i pjesërishëm i referendumit a të bëjë me lëshimet e institucioneve të shtetit.
Tensionet dhe retorika nacionaliste vazhduan pas mbarimit të referendumit, ndërsa vendi ende po përballet me tensione dhe jostabilitet.
Për të gjitha këto arsye, shoqëria e Maqedonisë mbetet thellë e ndarë në vija etnike, fetare dhe politike, në të cilat sentimenti kundër perëndimit shpërndahet përmes gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rrejshme, e shpesh edhe me dhunë të drejtpërdrejtë.
Bazimi
Menjëherë pas zbatimit të referendumit në të cilin qytetaret dhe qytetarët me të drejtë vote kishin mundësinë të deklarohen për ose kundër Marrëveshjes së Ohrit për tejkalimin e kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Civili dhe Fondacioni Hajnrih Bell nga Gjermania e njohën nevojën për një shikim gjithëpërfshirës të proceseve lidhur me çështjet e identitetit.
Situatat shoqërore dhe politike në Maqedoni për një kohë të gjatë nuk janë qetësuese. Regjimi i Gruevskit ka lënë gjurmë të thella në indin shoqëror dhe e deformon mënyrën e veprimit politik dhe të pranimit të vlerave themelore civilizuese, i shkatërron kulturën, arsimin dhe shkencën. Politika shkatërruese e regjimit ka zbatuar një inxhinieri agresive sociale në bazën e të cilës ishin të vendosura mitet e fabrikuara për prejardhjen dhe identitetin e Maqedonasve etnikë. Pastaj, këtu ishin edhe “komplotet e errëta” të Perëndimit të “qelbur”, e posaçërisht të shteteve fqinje, para së gjithash, Greqia, Shqipëria dhe Bullgaria, të cilat në mënyra të ndryshme janë të kyçura në “vjedhjen” e çdo gjëje maqedonase dhe rrezikun nga “njollosja” e “ gjakut dhe truallit të lashtë dhe të shenjtë”, me pakicat skajshmërish “ të pafalënderueshme dhë grabitqare” në vend.
Formulë e përsosur për sundim të gjatë: të shpiken, nëse nuk ekzistojnë, armiq të brendshëm dhe të jashtëm dhe të mbahet shoqëria nën stres të vazhdueshëm dhe frikë për mbijetesën, ndërsa regjimi të paraqitet si mbrojtës i dërguar nga qielli.
Gjeneratat e ardhshme të liderëve politikë do të duhet patjetër të bëjnë përpjekje të mëdha për tejkalimin e pasojave dhe gjendjeve të cilat shpesh nuk janë të dukshme, ndërsa janë pjesë e gjallërimin shoqëror, kulturor dhe politik. Kjo nënkupton luftë të gjatë dhe të vendosur kundër nacionalizmit në rritje dhe ndasitë etnike, fetare dhe politike. Shoqëria e Maqedonisë duhet të njohë se sentimentet në rritje kundër perëndimit dhe sentimentet pro Ruse dhe veprimi politik do ta dëmtojnë rëndë konceptin e multikulturalizmit për të cilin në këtë periudhë establishmenti politik tregon vullnet ta ubatojë në praktikë.
Ndarjet e mëtutjeshme në shoqëri do ta lëkundin stabilitetin e vendit dhe paraqesin kërcënim serioz për sigurinë nacionale dhe rajonale. Këto janë sfera të veprimit shoqëror dhe politik të cilat jo vetëm se nuk guxojnë të mbeten në skajet, por edhe të jenë pjesë e prioriteteve kur bëhet fjalë për formimin e konceptit për shoqërinë në të cilën jetojmë. Bëhet fjalë për nevojën thelbësore nga dalja dhe shikimi përpara, drejt ardhmërisë, aspiratë drejt progresit i cili asnjëherë nuk është i kufizuar vetëm në nevojat materiale dhe mirëqenien ekonomike, dhe patjetër se është parakusht edhe për një përparim të tillë.
Koncepti
Është e domosdoshme të kuptohen ngjarjet dhe proceset, që të formohet mendim dhe të planifikohet veprimi, si në nivel individual, ashtu edhe në nivel kolektiv, si në sferën e shoqërisë, ashtu edhe në domenet që nënkuptohen nën termet institucion dhe shtet. Ky projekt është përgjigje e kësaj nevoje. Duke filluar me analiza bravuroze të trendëve globale dhe të proceseve të rëndësishme historike dhe shoqërore politike të cilat janë domosdoshëm të lidhura mes vete, ky projekt paraqet resurs publik unik, me përgjigje të çështjeve thelbësore për realitetin e Maqedonisë, rajonal dhe botëror në të cilin jetojmë.
Prandaj…
Duke u nisur nga nevoja e thellë për artikulimin, mendimin dhe riartikulimin e përcaktimeve, perceptimeve dhe praktikës të lidhur me çështjet e identitetit që cilat janë në thelbin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe më gjerë, Civili vendosi konceptin për një projekt gjithëpërfshirës dhe të shtresuar i cili njëkohësisht paraqet platformë të hapur për veprim të mëtutjeshëm.
Qëllimi kryesor i projektit është t’i kundërshtojë gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rrejshme me të cilat është i sulmuar procesi i nisur me Marrëveshjen e Prespës dhe ta forcojnë vetëdijen për dimensionet e vërteta dhe përfitimet për tërë vendin. Edhe më tepër nga kjo. Ky projekt është thirrje e llojit për tejkalimin e kulturës së sjelljes armiqësore dhe destruktive në diskursin publik, dhe të promovohet kultura e dialogut dhe promovim i vlerave dhe ideve bashkëkohore, progresive.
Prandaj, ky projekt ka ftuar intelektualë të shquar dhe krijues të opinionit publik të flasin dhe të shkruajnë për kuptimet dhe përvojat e tyre të cilat projekti do t’i ballafaqojë me lajmet e rrejshme dhe dimensionet destruktive të retorikës nacionaliste, dhe veprimit kundër perëndimor. Këto janë emra të njohur nga fusha e shkencës, politikës, mediave dhe shoqërisë qytetare, t’i ndajnë me opinionin gjetjet dhe qëndrimet e tyre në aspektin e çështjeve të identitetit nga aspekte interesante.
Në projektin mori pjesë i gjithë ekipi i Civilit, nga i cili disa u paraqitën edhe si autore dhe autorë në panelin dhe në librin që del nga ai, ndërsa tjerët janë autore dhe autorë në prodhimin mediatik të organizatës dhe krijuese dhe krijues të aktiviteteve për forcimin e vetëdijes publike.
[divide]
Teksti është pjesë e publikimit “Humbje e identitetit ose… ? nga projekti i CIVILIT me emrin e njëjtë në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania