“Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim apelon deri te të gjithë kryetarët e komunave dhe njësive të vetëqeverisjes lokale t’i ndërmarrin të gjithë masat e nevojshme për pastrim të borës për rrjedhje normale të komunikacionit dhe mbrojtje të popullatës në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë.
Nga DMSH informojnë se në mënyrë të zgjuar e përcjellin gjendjen me kushtet atmosferike në tërë shtetin.
Gjithashtu sipas ligjit për pastërti publike, nëse pronari person juridik nuk e pastron borën para objektit të tij mund të gjobitet në vlerë prej 1000 euro. Gjobë në vlerë prej 4000 euro nëse nuk siguron mirëmbajtje të rregullt dhe cilësore të pastërtisë publike dhe pastrim të borës në hapësira publike në kushte dimërore.
D.M.