Gjykimi për rastin “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike do të vazhdoj më 30 janar në mënyrë që avokati i caktuar nga gjykata për mbrojtjen e Gruevskit të ketë kohë të përgaditet për rastin.
Gjykata më herët kishte pranuar me kërkesë të PSP-së që të akuzuarit në arrati Nikolla Gruevski t’i shqiptohet masa e paraburgimit.
Në fillim të seancës Lile Stefanovska nga PSP-ja ka kërkoi paraburgimin për të akuzuarin Nikolla Gruevski, i cili është në arrati dhe nuk është në dispozicion për autoritetet, ndërsa avokati i tij i caktuar sipas detyrës zyrtare ka reaguar ndaj këtij propozimi dhe kërkoi që vendimi të hedhet poshtë si i pabazë.
Gjyktësi Goran Boshevski fillimisht konstatoi se avokatët e Nikolla Gruevskit kanë hequr dorë nga përfaqësimi i tij dhe i caktoi Gruevskit një avokat sipas detyrës zyrtare.
Avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare për Nikolla Gruevski kërkoi që seanca e sotme të shtyhet në mënyrë që të përgatiten për seancën për shkak të vëllimit të rastit.
Në “Trajektore” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski, se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e pjesëve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër.