Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se nuk do të kandidojë për President të vendit në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, shkruan Fakte. Ai ka thënë se është mirë që të shqyrtohen emra tjerë, me qëllim që të bëhet përzgjedhje më e mirë. Zaev ka thënë edhe se nuk planifikon rikonstruim më të gjërë të kabinetit të tij qeveritar.
”Nuk planifikoj rikonstruim më të gjërë për momentin. Kam propozuar ndërrimin e dy ministrave me kërkesë të partive të tyre, ndërsa ministrat e deritanishëm do t’i angazhojmë diku në ekzekutiv”- ka deklaruar Zaev./FAKTE