Parmbrëmë ka kaluar afati për dorëzimin e kërkesave për amnisti. Deri te Gjyqi Penal gjithsej janë dorëzuar 64 kërkesa për amnisti, dhe ndër ata nuk ishte edhe ish drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov.
Avokati Dukoski theksoi se Çavkov dëshiron që pafajësinë e tij ta vërtetojë para gjyqit. Sipas avokatit, Ligji për amnisti është sjell dhe përpiluar vetëm për persona të caktuar të cilët janë akuzuar për 27 prillin vitin e kaluar.