Pas kërkesave të shtruara për amnisti nga 67 të akuzuar, nga të cilët 33 të akuzuar për ngjarjet e dhunshme më 27 prill të vitit të kaluar, mbetet të zbatohet ligji për amnisti.
Ligjin për amnisti që e kanë votuar deputetët në Kuvendin e Maqedonisë javën e kaluar dhe që duhet ta zbatojë Gjykata dhe Prokuroria, e ka gjetur të papërgatitur Gjykatën penale. Edhe pse numri më i madh i të akuzuarve tanimë kanë kërkuar kërkesa për amnisti që të faljen, Gjykata ende nuk e di se kush përfundimisht duhet ta marrë vendimin nëse dhe kush do të amnistohet. Kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev deri sot duhet të vendos nëse për kërkesat duhet që të vendos Këshilli Penal ose Këshilli Gjykues në krye me gjykatësen Dobrilla Kacarska.
Në takimin e djeshëm jo-formal me gazetarët, Xholev ka vlerësuar se kompetent për lëndët të cilat tanimë ka vendim gjyqësor kompetent është Këshilli Penal, ndërkaq për lëndët që janë në rrjetë, kompetent është Këshilli Penal, gjegjësisht Kacarska.
“Në të kundërtën do të llogaritej si sulm ndaj pavarësisë gjatë bartjes së vendimit meritues”, thotë kryetari Xholev, i cili pranoi se ka rezistencë te Kacaraska që të vendos për amnisti dhe se ai thotë se gjykatësit janë të kujdesshëm në lidhje me kompetencën, por megjithatë ai do të vendos se kush do të vendos për amnistinë.
Por, gjykatësja e cila e udhëheq rastin për 27 prillin nga muaji gusht, thotë se në karrierën e saj 32 vjeçare asnjëherë nuk ka qenë rezistente dhe gjithmonë i ka respektuar ligjet. Ajo është e vendosur se vendimet duhet të merret nga Këshilli Penal.
“Këto vendimet duhet që të miratohen jashtë nga diskutimi kryesor, ndërkaq veçmas për këtë është kompetent Këshilli Penal, në pajtueshmëri me nenin 25 paragrafi 5 nga Ligji për Procedurë Penale. Çështja e dytë është shumë e rëndësishme që unë si gjykatës i lëndës, nëse vendos për ato kërkesa, do të thotë se e prejudikoj vendim për ata që do t’ua refuzoj. Çfarë nëse ndonjë vendim gjykatat më të larta e shfuqizojnë, ndërkaq unë kam ndërtuar qëndrim për atë të akuzuar, dhe duhet ta gjykoj? Rezistencë nuk bëj, rezistenca duhet të kërkohet te pala tjetër”, thotë Kacarska.
Ajo thotë se ky nuk është ligji i parë për amnisti që është miratuar nga shtëpia legjislative dhe se gjithmonë, sipas të gjitha ligjeve për amnisti ka vendosur vetëm Këshilli Penal, pa marrë parasysh se në cilën fazë është lënda.